Supremja konfirmon vendimin e Apelit për “Drenica II” – Demaku: Turpi nuk paska fund

Aktuale

Supremja konfirmon vendimin e Apelit për “Drenica II” – Demaku: Turpi nuk paska fund

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:33
Fadil Demaku

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kosovës, Fadil Demaku, ka konfirmuar se Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica 2.

Demaku në Info Magazine ka thënë se ky është turp që po vazhdon nga Gjykata e shkallës se parë e deri në Supreme.

Ai, i revoltuar kundër vendimit, është shprehur edhe në Facebook duke shkruar se “turpi nuk paska fund”.

“Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar. Koha do ta vërtetojë këtë”.

Sipas këtij vendimi Fadil Demaku, por edhe Nexhat Demaku do të mbajnë nga tri vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat