Policia arreston tre persona për sulmin ndaj Sokol Zogajt

Aktuale

Policia arreston tre persona për sulmin ndaj Sokol Zogajt

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:11
Sokol Zogaj

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për rrahjen e drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj. Gjatë aksionit të policisë janë bastisur edhe tri lokacione të ndryshme.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe një veturë e tipit ‘Volkswagen-Golf me të cilën dyshohet që kanë lëvizur sulmuesit.

Por, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia për arrestimin e këtyre. Kujtojmë se Zogaj ishte sulmuar mëngjesin e së mërkurës në hyrje të banesës së tij.

Ai më pas është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat