Policia jep detaje për granatën e gjetur në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut

Aktuale

Policia jep detaje për granatën e gjetur në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut

Nga: BOTA SOT Më: 19 gusht 2017 Në ora: 11:42
Naim Miftari

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mjetin shpërthyes, të gjetur dje në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së dhe ish-anëtarit të SHIK-ut Naim Miftari.

Siç njofton PK-ja përmes raportit 24-orësh, njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar (granatë dore) në shtëpinë e Miftarit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, rreth orës 09:50.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 18.08.2017-09:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur ne një  mjet te dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, Njësiti për deminim i PK-se ka tërhequr mjetin e dyshuar ( granat dore )”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajmin dje e ka konfirmuar edhe vet Naim Miftari në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Ai ka thënë se falë Policisë së Kosovës, njësisë për deminim, mjeti nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka dëme.

Ai ka deklaruar se prapa këtij veprimi, gjendet një qëllim.

“Qëllimi i kësaj vepre, fsheh porosi vrastare për ne, pasi kishte disa atentate edhe më herët. Por ky veprim nuk na zmbraps, as nuk rrëzon për toke, as nuk na demoralizon”, është shprehur ai.

Miftari ka thënë se porositësit e këtij akti, sot gjenden në krye të shtetit. Ai ka dhënë edhe një porosi për ta.

“Personat apo personin nuk e njoh, por ata (porositësit-milionerët) e tyre, fatkeqësisht sot i kemi në krye të shtetit, në vendet kyqe. Ata pothuajse janë pronar të Kosovës. Por, ata urdhërues po i porosis se çdo pikë gjaku i imi apo i ndonjë anëtari të familjes time të pafajshme që derdhet, do të paguhet vetëm me gjak, pasi ka humbur besimi në drejtësi të manipuluar. Ka humb edhe shpresa se një ditë do të bëhet më mirë”, ka thënë thënë tutje ish-eprori i UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat