Sulmi ndaj Zogajt, Policia kryhen tri bastisje, por nuk gjen të dyshuarit

Aktuale

Sulmi ndaj Zogajt, Policia kryhen tri bastisje, por nuk gjen të dyshuarit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 12:41
Sokol Zogaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me sulmin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorin Themelore ne Prishtinë, është arritë të identifikohen tre të dyshuar meshkuj.

Sipas Policisë, është lokalizuar dhe konfiskuar vetura Golf IV me targa lokale të cilën dyshohet se personat e dyshuar e kanë përdorë në rast.

Ndërsa, dje me urdhëresë te Gjykatës Themelore në Prishtinë janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme për kërkim të personave të dyshuar, mirëpo të njëjtit nuk janë hasur. Policia është duke punuar intensivisht në rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat