Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë-Kosovës?

Aktuale

Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë-Kosovës?

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:42
Avni Zogiani

Subjektet politike në vend tashmë kanë nisur t’i prezantojnë disa nga kandidatët për kryetarë komunash që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, Vetëvendosje si duket ka vendosur që kandidat për komunën e Fushë-Kosovës ta ketë analistin Avni Zogianin.

Një gjë të tillë e ka lënë të kuptohet vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku pyet:

‘’Ça po thone bre keta te Komunes se Fushe Kosoves qe jam kandidat per kryetar, a dini gjâ ju? ‘’.

Thuajse konfirmim ka dhënë deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, e cila në koment ka shkruar ‘’ Jo veq kandidat Avni po edhe kryetar! Suksese’’.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat