Lutfi Haziri: AKR-ja nuk do të bëjë lëvizje radikale më 24 gusht

Aktuale

Lutfi Haziri: AKR-ja nuk do të bëjë lëvizje radikale më 24 gusht

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 19:14
Lufti Haziri

Njëri prej udhëheqësve kryesor të LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se Behgjet Pacolli nuk do të kalojë në krahun e PAN’it për të formuar Qeverinë e Kosovës. Ai ka theksuar se AKR’ja ende ka çka të japë në koalicionin e ndërtuar para zgjedhjeve. Thotë se Pacolli dhe AKR duhet të presin dështimin e PAN’it për t’i ardhë rendi LDK’së bashkë me Vetëvendosjen për ndërtimin e Qeverisë.

Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje për shkak të bllokadave politike. I ka bërë thirrje PAN’it të shkojë në seancë dhe të japë propozimin për Kryetar të Parlamentit.

Ky zyrtar i LDK’së ka konfirmuar për Express se të hënën do të vendoset për kandidatin e LDK’së për Kryetar të Prishtinës. Të parin e ka përmendur Lumir Abdixhikun si kandidat të mundeshëm. Derisa Ismet Beqirin e ka lënë të fundit. Në garë për Kryeqytet janë edhe Arban Abrashi e Vjosa Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat