Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll, Thaçi: Sukses historik

Aktuale

Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll, Thaçi: Sukses historik

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 23:23
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar lojëtarët dhe stafin përfaqësues të Kosovës për kualifikimin në kampionatin botëror në basketboll.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, e ka quajtur sukses historik fitoren e basketbollistëve.

“Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Urime lojtarëve dhe stafit të përfaqësueses për këtë sukses historik” shkruan Thaçi.

Kosova sonte ka siguruar vizën drejt kualifikimeve për kampionatin botëror në basketboll, pasi ka fituar Estoninë.

Fitoren e Kosovës e kanë uruar edhe zyrtarë tjerë, duke e quajtur fitore historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat