Hoxhaj: Rexhepi i dha shumë Kosovës në luftë dhe në paqe

Aktuale

Hoxhaj: Rexhepi i dha shumë Kosovës në luftë dhe në paqe

Nga: Bota sot Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:02
Enver Hoxhaj

Pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhpi, nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllimet e tij.

Hoxhaj ka thënë se Rexhepi ishte një njeri që i dha shumë Kosovës në luftë dhe në paqe, përcjell Bota sot.

“E rëndë të shkruash fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar si Bajram Rexhepi. Një njeri që i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. Një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri. Mbi të gjitha një koleg në PDK i cili vështirë të zëvendësohet. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij. Lamtumirë Bajram!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat