Shpend Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit: Në politikë kemi patur mospajtime të mëdha

Aktuale

Shpend Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit: Në politikë kemi patur mospajtime të mëdha

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjen e Bajram Rexhepit pas vdekjes së tij sot në mëngjes.

Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ka punuar shkurt me Rexhepin dhe e ka njohur edhe familjarisht mirëpo në politike ka pasur mospajtime të mëdha me të.

“Kam punuar shkurt me Bajram Rexhepin në vitin 2003. E kemi njohur dhe familjarisht. Në politikë kemi patur mospajtime të mëdha. Besoj se rolin e secilit individ do ta vlerësojnë gjeneratat e ardhshme e historianët.

Por sot mbi krejt tjerat, ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit”, ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat