Yagcilar: Bajram Rexhepi ishte njeri human

Aktuale

Yagcilar: Bajram Rexhepi ishte njeri human

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:38
Ministri në detyrë i Administratës Publike dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar

Ministri në detyrë i Administratës Publike dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar, ka ngushëlluar familjen Rexhepi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, duke thënë se ai ishte njeri human, atdhetar dhe person i shquar në arenën politike të Kosovës.

Ai me këtë rast ka falënderuar edhe Republikën e Turqisë për mundësinë e shërimit të ish-kryeministrit Rexhepi në “Spitalin Universitar të Stambollit”. 

“Rexhepi ishte njeri human, atdhetar dhe një mik  për të gjithë qytetarët, ishte gjithashtu një person i shquar në arenën politike të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat