Caktohet dita e varrimit të ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Aktuale

Caktohet dita e varrimit të ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:45
Bajram Rexhepi

Këshilli organizativ për Varrimin e ish kryeministrit Bajram Rexhepi kanë marrë vendim bashkë me familjen e të ndjerit që të martën të kryhet ceremonia e varrimit.

Bajram Rexhepi do të varroset në Mitrovicë në orën 16:30.

Nga ora 10 deri në 11 do të bëhen homazhe në Kuvendin e Kosovës. Ai do të varroset me ceremoni shtetërore dhe gjithçka do të përcillet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Këtë  e ka konfirmuar ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat