Thaçi: Si një mik i vjetër i Bajram Rexhepit, ndaj dhimbjen me familjen

Aktuale

Thaçi: Si një mik i vjetër i Bajram Rexhepit, ndaj dhimbjen me familjen

Nga: H.O. Më: 21 gusht 2017 Në ora: 21:04
Bajram Rexhepi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në Facebook njofton se nesër e ka shpallur ditë zie, për shkak të vdekjes së ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

Presidenti Thaçi u shpreh ngushëllime familjarëve si një mik i vjetër i ish kyeministrit Rexhepi.

Postimi i plotë:

Në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi sot jetë në Turqi, pas një sëmundje të rëndë, të martën, 22 gushtin, e kam shpallur ditë zie në Kosovë.

Flamuri ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Si një mik i vjetër i Bajramit, edhe njëherë ndaj dhembjen me familjen, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Kosovës. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat