Partia e Mahir Yagcilar garon në dy komuna

Aktuale

Partia e Mahir Yagcilar garon në dy komuna

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:01
Mahir Yagcilar

Këshilli Qendror Drejtues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), në udhëheqjen e kryetarit Mahir Yagcilar ka mbajtur takimin e rregullt në lidhje me zgjedhjet lokale.

Duke u bazuar në raporteve të përgaditura nga kryetarët e degëve të partisë, për kandidaturën të asambleistëve komunal, është vendosur që në 7 degët e partisë,  të garohet për anëtarë të kuvendeve komunale dhe gjithashtu është vendosur që në Prizren dhe në Mamushë të garohet për pozitën e kryetarit të komunës.

 Në kuadër të propozimeve të dalura nga dega, Kryesia Qendrore ka aprovuar kandidaturat e  Sencar Karamuço në Prizren dhe Abdülhadi Krasniç në Mamushë, për pozitën kryetar të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat