Sejdiu bën homazhe para trupit të ish-kryeministrit të Kosovës

Aktuale

Sejdiu bën homazhe para trupit të ish-kryeministrit të Kosovës

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:40
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu homazhe në nderim të veprës së kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë, Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi po nderohet nga figura të larta shtetërore dhe nga jeta publike me rastin e vdekjes së tij.

Në hollin e Kuvendit aty ku edhe është vendosur arkivoli me trupin e pajetë të tij kanë bërë homazhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, etj.

Homazhe ka bërë edhe ish-presidenti i vendit Fatmir Sejdiu. Rexhepi do të varroset sot pasdite me ceremoni shtetërore në vendlindjen e tij në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat