Nuredin Lushtaku flet për kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

Aktuale

Nuredin Lushtaku flet për kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:00
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku ka thënë se e mirëpret kandidimin e Bekim Jasharit për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lushtaku tha për Kallxo se do ta mbështesë deri në fund djalin e heroit kombëtar Hamëz Jasharit.

“E mirëpres kandidimin e Bekim Jasharit dhe e përkrahi atë deri në fund”, tha Lushtaku.

Megjithëse nuk është konfirmuar nga vet Jashari, dje gjatë ditës është raportuar se ai do të kandidojë për Kryetar të Komunës së Skenderajit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Kallxo ka provuar të marrë një qëndrim nga Partia Demokratike e Kosovës nëse do të ketë kandidat në këto zgjedhje por nuk ka marrë përgjigje.

As Lushtaku nuk ka dashur të komentojë mbi kandidaturën e mundshme të PDK-së për këtë pozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat