“Kandidimi i Bekim Jasharit në Skenderaj - nokaut i madh për PDK-në”

Aktuale

“Kandidimi i Bekim Jasharit në Skenderaj - nokaut i madh për PDK-në”

Nga: B.S Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:33
Bekim Jashari-djali i heroit Hamëz Jashari

Kandidimi i Bekim Jasharit për kreun e Skenderajt, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovës, ku në shumicën e tyre është përshëndetur kjo. I fundit që ka reaguar është edhe deputeti nga Nisma

për Kosovën., Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj - nokaut i madh për PDK-në

“Garimi i Bekim Jasharit, ne njeren ane i ka dhene nokaut PDK-se, ne anen tjeter i ka dhene nje leksion VV, duke i treguar qe zhgenjimi eshte aqe i madh ne politiken 16 vjeçare, sa qe fal ketij zhgenjimi, u rrite VV”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj - nokaut i madh per PDK-në

Lajmi se Bekim Jashari do i futet gares per kryetar te Skenderajt, ka qene nga lajmet me te mira te ketije viti. Ata qe e kane njohur Hamez Jasharin, e dine fare mire se ai ka qene intelektual i madh, artist dhe strateg i madh. Ai ka qene vizionar i lirise te Kosoves. Tallja e tije me "akademiket e Kosoves" eshte pertej çdo diplome, dhe titulli akademik!
Bekimi eshte i ngjashem. Une nuk e mbeshtes pse eshte djali i Hamzes, po pse eshte i mençur, dhe qe din me qu ate vend perpara. Populli yne nuk ka thene kot: Dardha pike nen dardhe!
Garimi i Bekim Jasharit, ne njeren ane i ka dhene nokaut PDK-se, ne anen tjeter i ka dhene nje leksion VV, duke i treguar qe zhgenjimi eshte aqe i madh ne politiken 16 vjeçare, sa qe fal ketij zhgenjimi, u rrite VV.

Fitili i Lirise te Kosoves u ndez ne Prekaz. Era e demokracise te Kosoves filloi ne Drenice vitin e kaluar, ndersa tani po ndertohen themelet.
Skenderaj do ta kete nje kryetar qe i duhet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat