Tri femra synojnë të udhëheqin me komuna

Aktuale

Tri femra synojnë të udhëheqin me komuna

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 07:25
Valdete Idrizi

Numri i femrave që garojnë për kryetarë të komunave edhe kësaj radhe është i vogël.

Deri më tani vetëm tri femra janë kandidate për kryetar të komunës dhe dy nga to janë nga PDK ndërsa një nga Alternativa që njëherësh është edhe kryetare e këtij subjekti politik.

Kusari-Lila do t’i mas forcat edhe njëherë në vendlindjen e saj, por kësaj radhe jo si AKR por si Alternativë, parti kjo e regjistruar rishtazi.

Kusari-Lila do të garojë kundër Ardian Gjinit të AAK-së, Hajdar Beqajt nga PDK-ja si dhe Bekim Ermeni nga LDK.

Ndërsa Mitrovicën PDK synon ta rikthejë me kandidaten Valdete Idrizi.

Idrizi që ka marr çmime edhe ndërkombëtare për angazhimin e saj për pajtim do të  jetë në garë me udhëheqësin  e emisionit “Show Meseletaion”, humoristin Fehmi Ferati që garon nga VV, Safet Kamberin nga LDK si dhe Agim Bahtiri nga AKR.

Një emër jo fort i njohur, po nga PDK do të garojë në Pejë. PDK ka nominuar Sabiha Shala kandidate për kryetare e cila do të garojë kundër kryetarit aktual Gazmend Muhaxheri, si dhe Fatmir Gashi nga AAK.

Shala do ta ketë vështirë këtë garë pasi që tradicionalisht Pejën e ka fituar LDK dhe AAK./KosovaPress/ LDK nuk ka nomonuar asnjë femër, kandidate për kryetare e njëjtë ka vepruar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat