Mushkolaj: Po vazhdon loja e ndytë e politikës

Aktuale

Mushkolaj: Po vazhdon loja e ndytë e politikës

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 13:09
Imer Mushkolaj

Mosqartësia se kur do të formohen institucionet e vendit, si duket po i irriton  qytetarët e vendit.

Analisti Imer Mushkolaj, pas paralajmërimeve të akterëve politik më vend, se nesër nuk do të ketë seancë të Kuvendit, ka thënë se po vazhdon loja e ndytë e politikës.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit nuk zgjedhet nesër.

“Për Qeveri të mos flasim”, ka shtuar ai.

Ndryshe, nga AKR-ja kanë thënë se deputetët e saj nesër nuk do ta votojnë të nominuarin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nga koalicioni PAN.

Seanca për ditën e nesërme ishte lajmëruar para disa ditësh, dhe krejt kjo pas disa refuzimit të koalicionit fitues të zgjedhjeve, në seancën konstituive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat