Gecaj: A i ka ujku (PAN) numrat?

Aktuale

Gecaj: A i ka ujku (PAN) numrat?

Nga: Bota sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:35
Bajram Gecaj

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka pyetur nëse PAN apo ujku siç e ka quajtur këtë koalicion, i ka numrat për nesër.

Ai e ka krahasuar PAN-in me një tregim për ujkun, duke thënë se tashmë PAN-it askush nuk i beson për çështjen e numrave dhe, edhe po t’i kenë më nuk i duhen asgjë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

A i ka ujku (PAN-i) numrat

Sigurisht se ju kujtohet tregimi i djaloshit i cili në vazhdimësi mashtronte fshatin me britmën “është ujku, është ujku”. Pas një kohe – vazhdon tregimi - edhe ardhjes së vërtetë të ujkut nuk i besonte më kush. Tash sa kohë i dëgjojmë klithjet “i kemi numrat – s’i kemi numrat”, “shkojmë në seancë, s’shkojmë në seancë”! Edhe po ti bënte “ujku numrat” tanimë askush nuk do ti besonte më. Në të vërtetë as që i duhen ata numra askujt. Apo thënë ndryshe ujku do të vinte mu nëse bëhen ata numra. Shpresojmë të shpëtojmë nga gënjeshtra./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat