“Teuta Rugova është viktimë e një detyrimi familjar, motra gjithmonë flijohet për vëlla”

Aktuale

“Teuta Rugova është viktimë e një detyrimi familjar, motra gjithmonë flijohet për vëlla”

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:49
Ukë Rugova dhe Teuta Rugova

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në emisionin “InfoBox”, ka folur edhe për vendimin e Teuta Rugovës për të votuar koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN).

“Teuta Rugova është viktimë e një detyrimi familjar. Të gjithë e dimë se motra gjithmonë flijohet për vëlla”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka shtuar se nëse Teuta voton PAN-in, ajo nuk mund të ulet me LDK-në.

Kelmendi, ka akuzuar të birin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, vëllain e Teutës, Ukë Rugovën, se ka përdorur vulat e falsifikuara të kompanisë së tij ETC, së bashku me dokumentacionin, që të marrë viza nga Ambasada Italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat