Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal”

Aktuale

Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal”

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 07:09
Aeroporti i Gjakovës

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si koordinator qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i dhe pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasojë ka lëndime në masë.

Njoftohet se ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Ushtrimi do të mbahet sot në aeroportin e Gjakovës dhe do të fillojë në orën 9:00. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat