Qytetarët nuk e dinë ku mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga policia

Aktuale

Qytetarët nuk e dinë ku mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga policia

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 13:46
Pamje nga inspektimet në kuadër të vlerësimit të performancës së patrullimit të përbashkët të dy policive rrugore gjatë sezonit veror në Shqipëri

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) kanë zhvilluar inspektime të përbashkëta në kuadër të vlerësimit të performancës së patrullimit të përbashkët të dy policive rrugore gjatë sezonit veror në Shqipëri.

Inspektimi i përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm të nënshkruar nga të dyja shtetet.

Inspektimi është përqendruar në akset rrugore Rrëshen-Milot, Milot-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin, aty ku janë stacionuar edhe patrullat rrugore të përbashkëta.

Gjatë inspektimit specialistët/inspektorët e IPK-së dhe SHÇBA-së kanë zhvilluar edhe pyetësor me qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve në lidhje me sjelljen e policisë së dy vendeve.

Vlerësimi i qytetarëve për sa i përket sjelljes së patrullave të përbashkëta të Policive Rrugore ka qenë pozitiv.

Inspektorët e IPK-së dhe SHÇBA-së kanë konstatuar se ka qytetarë, të cilët nuk janë të informuar për sa i përket institucioneve ku ata mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga ana e punonjësve të policisë.

Ky inspektim në këtë fushë të menaxhimit policor luan rol të rëndësishëm në ngritjen e performancës policore sidomos në rritjen e besimit te qytetarëve te policitë e dy shteteve, përmirësimin e shërbimeve të sigurisë në të ardhmen, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, rritjen e cilësisë së shërbimeve të sigurisë që ofrojnë policitë e dy vendeve etj.

Në përfundim të patrullimit të përbashkët, IPK dhe SHÇBA do të dalin me një raport të përbashkët ku do të paraqiten rekomandimet dhe vërejtjet për këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat