Befason Labinot Tahiri: Nëse më jep rrogë Kuvendit, ja çfarë do të bëjë me të

Aktuale

Befason Labinot Tahiri: Nëse më jep rrogë Kuvendit, ja çfarë do të bëjë me të

Nga: Bota sot Më: 27 gusht 2017 Në ora: 15:33
Labinot Tahiri

Deputeti i Aleancës Kosova e Re Labinot Tahiri, ka reaguar lidhur me peticionin e ngritur për mos-pagimin e deputetëve deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit.

Tahiri, në një postim në Facebook, ka thënë se nuk do të marrë rrogën e Kuvendit, pa u themeluar institucionet e Kosovës.

Ai ka apeluar edhe tek deputetët e tjerë që të jenë të përgjegjshëm dhe të reflektojnë  në të mirë të qytetarëve, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Përshëndetje!

Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës.

A jeni lodhur të dashur qytetarë?! E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehën në Kosovë, ashtu siq e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.

Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari. Nuk do të deshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit. Arsyea është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona.

Nese Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.

Bëj apel te të gjithë Deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, te kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.

Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat