Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka një lajm të mirë për vizat

Aktuale

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka një lajm të mirë për vizat

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 14:04
Liridona, qytetarja e parë që ka marrë vizën K1 në ambasadën e ShBA, Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se duke filluar nga gushti 2017 do të pranojë aplikimet për viza fejese K1 për banorët e Kosovës.

Ndryshe, nga aplikuesit paraprakë të cilët udhëtonin për në Shkup në mënyrë që të aplikonin për viza K1, aplikuesit e rinj nuk kanë nevojë ta bëjnë më një gjë të tillë pasi që do të mund të shërbehen me viza në Prishtinë.

Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbrritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.

Komunikata e Ambasadës së SHBA-së:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet pë viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që eshtë qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovar dhe është e vetëdijshme për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbrritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.

Qytetetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konzullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit.

Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konzullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat