Serbi i arrestuar për krime lufte në mbajte për 48 orë

Aktuale

Serbi i arrestuar për krime lufte në mbajte për 48 orë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 11:12
Bogdan Mitroviq

Me urdhër të prokurorit special Bogdan Mitroviq i arrestuar dje për krime lufte është dërguar në mbajtje për 48 orë, bën të ditur televizioni shtetëror i Serbisë.

Siç është thënë nga Policia e Prizrenit, Mitroviq pas arrestimit është dërguar në gjykatë ku gjyqtari ka dhënë urdhër që i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 Sipas televizionit serb, Mitroviq është 74 vjeçar nga Sopia e Suharekës dhe është arrestuar me rastin e vizitës së tij kishës së Mushtishtit.

 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Mitroviqit më 18 korrik të këtij viti për krime luftë ndaj popullatës civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat