Behgjet Pacolli, president i vendit pasi Thaçit t’i përfundoj mandati

Aktuale

Behgjet Pacolli, president i vendit pasi Thaçit t’i përfundoj mandati

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:38
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Aleanca Kosova e Re ka zyrtarizuar para pak çastesh marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN.

Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen sipas të cilës, AKR-së do t’i takojnë pesë ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit.

Siç mësohet, AKR do të udhëheq me këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Po ashtu, AKR do të ketë edhe shtatë pozita të zëvendëskryeministrit.

Ndërkohë, përveç kësaj, në marrëveshje specifikohet se AKR-së do t’i takoj posti i presidentit në mandatin e ardhshëm të tij, post të cilin do ta marrë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“PAN dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t’i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejpërdrejt nga populli.  Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandiodat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së”, thuhet në marrëveshje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat