Presidenti Thaçi vlerëson lart mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Aktuale

Presidenti Thaçi vlerëson lart mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 14:36
Takimi te presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Maria Kapitanoviq, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Ai ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës. 

“E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka thënë Thaçi. 

Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq tha se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat