Zyrtare: Seanca konstituive nga ora 14:00

Aktuale

Zyrtare: Seanca konstituive nga ora 14:00

Nga: Bota Sot Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:04
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, zyrtarisht ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre pasi koalicioni PAN nuk ishin të pranishëm për në orën 11:00.

Seanca konstituive do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, atë votimin e Kryeparlamentarit dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraparë të mbahej sot, në orën 11:00, do të fillojë në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat