Ramadani për ikjet: Nëse vazhdon si deri më sot, fatkeqësia do të përfshijë të gjithë

Aktuale

Ramadani për ikjet: Nëse vazhdon si deri më sot, fatkeqësia do të përfshijë të gjithë

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 08:25
Burim Ramadani

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se interesimi i ri i qytetarëve për të ikur nga vendi është një paralajmërim i hapur për institucionet dhe Qeverinë e re.

Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e tyre.

“Ajo që po shohim gjatë këtyre mbrëmjeve të fundit rreth interesimit për të ikur nga Kosova, është një paralajmërim i hapur për institucionet e reja dhe veçanërisht Qeverinë e re. Pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve, në mënyrë që të kthehet shpresa se Kosova do të triumfojë përballë të këqijave të grumbulluara tash e sa kohë. Po ashtu, rrjetet kriminale duhet të goditen fuqishëm. Nëse vazhdon si deri më sot, fatkeqësia do të përfshijë të gjithë”, shkruan Ramadani në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat