Zyrtare: Këta do të jenë ministrat e AKR-së dhe AAK-së

Aktuale

Zyrtare: Këta do të jenë ministrat e AKR-së dhe AAK-së

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 19:48
Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re tashmë ka vendosur për katër emrat e ministrave të cilët do të jenë pjesë e qeverisë Haradinaj, që pritet të votohet nesër në Kuvend nga ora 16:00.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar se lideri i AKR-së do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe atë të ministrit të punëve të jashtme.

Zyberaj ka bërë të ditur se postin e ministrit të Punëve të Brendshem do ta ushtrojë Flamur Sefaj.

Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do ta drejtojë Albena Reshitaj, kurse Valdrin Lluka do ta udhëheq Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Poashtu Pal Lekaj e ka konfirmuar se ai do të jetë ministër i Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha ministër i FSK-së.

Kurse ministrat e PDK-së dhe Nismës për Kosovën ende nuk dihen zyrtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat