“Shpërthen” Fisi i VV-së ndaj Haradinajt: Të dolën duçat edhe ty!

Aktuale

“Shpërthen” Fisi i VV-së ndaj Haradinajt: Të dolën duçat edhe ty!

Nga: Bota sot Më: 10 shtator 2017 Në ora: 08:11
Fisnik Ismaili, Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, ka thënë se përkrahës të Ramush Haradinajt, i kanë thënë atij se pse Vetëvendosje nuk iu bashkua AAK-së për formimin e Qeverisë.

Ismaili në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj e uli veten për një post kryeministri, duke iu nënshtruar serbëve, në vend se të të tregohej burrë, e t’ia lëshonte vendin Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

“Njeriu mundet me qenë burrë i mirë tanë jetën e vetë, edhe 5 minuta pa vdekë, me u koritë për një fjalë goje. Ramush, respektin e ke humbë në momentin kur je bashkue me hajnat para zgjedhjeve, e e ke vulosë kur lakmia për këtë post të bani me iu përulë edhe Serbisë, mbas tanë asaj sakrifice që e ke ba me e ndalë atë dikur. Me një fjali - Të dolën duçat edhe ty”, ka shkruar ndër të tjerash Ismaili.

Më poshtë postimi i plotë:

Ani, kur po më thojnë do përkrahës të Ramushit: "Pse ju Lëvizja nuk iu bashkuet Ramushit, po i latë serbët me ia ba qeverinë? Ku i keni vlerat kombëtare?"

Ku i paska Ramushi vlerat kombëtare sot, që e uli veten, për një post Kryeministri, duke iu nënshtrue serbëve, në vend se me u tregue qasi burri që po mendoni se është, e me thanë:
"A e dini çka? Vota s'kam marrë boll, vullnetin e popullit nuk e kam pas vetes edhe Serbinë s'po due me e lanë me e diktue këtë vend prapë. Qe, Albin, për hajër të qoftë mandati, sepse ke ma shumë vota se unë, e përfaqëson vullnetin e popullit edhe veç ti mundesh me e krijue një qeveri me shumicë shqiptare. E ti, Isë, banu burrë si unë, e pranoje edhe ti faktin që ke humbë prej më të mirit."

Amo jo, nuk ndodhi, sepse u dëshmue prapë që krejt këto partitë që ishin në pushtet qe 18 vjet, ma përpara e lajnë Kosovën në duer të Serbisë, sesa me ia lanë Lëvizjes VETËVENDOSJE! E, tybe, Serbia s'ka shansa me pasë vlera kombëtare ma të mëdha se ne, por tjerë interesa janë në pyetje këtu.

Njeriu mundet me qenë burrë i mirë tanë jetën e vetë, edhe 5 minuta pa vdekë, me u koritë për një fjalë goje. Ramush, respektin e ke humbë në momentin kur je bashkue me hajnat para zgjedhjeve, e e ke vulosë kur lakmia për këtë post të bani me iu përulë edhe Serbisë, mbas tanë asaj sakrifice që e ke ba me e ndalë atë dikur. Me një fjali - Të dolën duçat edhe ty.

Është vetëm një forcë politike në Kosovë, që i ruen vlerat kombëtare si dritën e syve të saj. Me 11 qershor populli e tha qartë se cila është ajo forcë. E me 22 tetor kemi me e vulosë bashkë me qet popull.

#meZemër #meShpirt #meShqiptarët/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat