“Komandantët, SHIK-istat, Enveristat e UDB-së me Haradinajn, kthyen Serbinë në Kosovë”

Aktuale

“Komandantët, SHIK-istat, Enveristat e UDB-së me Haradinajn, kthyen Serbinë në Kosovë”

Nga: Bota sot Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:08
Ramush Haradinaj

Opinionisti Islam Fejzullahu, në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka reaguar lidhur me votimin e Qeverisë së re.

Ai në shkrimin e tij, ka thënë se “komandantët, SHIK-istat, Enveristat e UDB-së, KGB-së e DSGE-së, kontribuan që ta kthejnë Serbinë në Kosovë”.

Ndërsa, për Ramush Haradinajn, Fejzullahu ka thënë se ai ka pranuar pozitën e dëshiruar marrëzisht, pavarësisht çmimit.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

NDODHI EDHE KJO SI NDODHI

Po i drejtohem popullit të Kosovës: Atyre 41% të cilët dolën në zgjedhjet e 11 qershorit dhe votuan, por edhe atyre 51% të popullit që nuk dolën fare: Ja pafshim hajrin një qeverie të tillë, sepse vet e kërkuam!

E tërë sakrifica shekullore, i tërë gjaku i gjithë të rënëve dhe diplomacisë së Dr. Rugovës kontribuan që ta bindin Amerikën dhe tërë botën që të na e largojë Serbinë nga Kosova, ndërsa falë ”komandantëve”, SHIK-istave, LPK-istave, Leninistave dhe Enveristave e UDB-ashve e KGB-eve e DSGE –ve, kontribuan që ta kthejnë Serbinë në Kosovë për t’ia dokumentuar se edhe ashtu ajo në Kushtetutën e saj Kosoven e konsideron si pjesë teritoriale të veten?

Gjeneralit të luftës, tani kryeministrit R.Haradinaj i drejtohem me këtë urim; Ia pafsh hajrin kumonës (ziles) që e vari në qafë të cilën e paske dëshiruar marrëzisht pavarësisht çmimit, por të shohim se si apo kush do t’ia rrehë thumin e saj që ti do e mbajsh në qafë dhe këtij Kuvendi (ARENE FYERJRSH; SHFRYERJESH,SHARJESH,KERCNIMESH E MARRISH) të cilin të tillë e paskeni dëshiruar dhe përgatitur me të gjithë sipër të apostrofuarit?

Në anën tjetër edhe spektrit tjetër politik shumicë (VV;LDK) e gëzofshi këtë qeveri të cilës i kontribuat me konfuzionin tuaj rreth përgatitjes për bashkëqeverisje, tani luajeni vallen si do t’i bien të tjerët tupanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat