Mustafa ia dorëzon detyrën Haradinajt

Aktuale

Mustafa ia dorëzon detyrën Haradinajt

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:41
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Është bërë pranim dorëzimi i postit të kryeministrit.

Isa Mustafa ia ka dorëzuar këtë detyrë edhe zyrtarisht Ramush Haradinajt me një ceremoni shtetërore.

Aty Mustafa ia ka dorëzuar Haradinajt, dosjen qeveritare dhe më pas i ka kërkuar atij që t’i kryejë detyrat shtetërore. Një prej tyre që ka përmendur Mustafa është Marrëveshja për Stabilizim Asociim.

Në anën tjetër, Haradinaj nuk ka folur asgjë pas pranimit të detyrës, duke theksuar se nuk ka asgjë që të thotë.

Image

Mustafa ia dorëzon detyrën Haradinajt

Ramush Haradinaj ka marrë zyrtarisht drejtimin e Qeverisë e Qeverisë së Kosovës.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në një ceremoni solemne nga kryeministri Isa Mustafa te Ramush Haradinaj.

Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë kohës sa ishte në këtë detyrë.

***

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, po ia dorëzon postin, Ramush Haradinajt.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit, falë votave të deputetëve të Listës serbe.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat