"Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do t'i shërbej vetëm Hashimit dhe SHIK-ut"

Aktuale

"Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do t'i shërbej vetëm Hashimit dhe SHIK-ut"

Nga: H.O. Më: 11 shtator 2017 Në ora: 21:44
Abelard Tahiri

Ish ministria e Drejtësisë, Dhurata Hoxha i ka lëshuar ‘karrigën’ bashkëpartiakut të saj, Abelard Tahiri për të qeverisur me këtë dikaster. Por njohësit e çështjeve të drejtësisë nuk e shohin si të duhur Abelard Tahirin për këtë pozitë. Madje Faton Mehmeti, njohës i çështjeve juridike thotë se ai është dërguar me një qëllim, për të mbuluar ‘të bëmat’ e Presidentit Hashim Thaçi dhe klanit “Pronto”.

Mehmeti, e quan ministrin Tahiri edhe si servile të Thaçit.

“Adelard Tahiri duke qenë servil i Hashimit, rrjedhimisht është edhe zëdhënes i SHIK-ut. Prandaj, vendosja e tij në krye të ministrisë së drejtësisë ka të bëjë me pamundësinë që drejtësia të zbardh hetimet për aferën "Pronto". Me këtë lëvizje Hashimi do te mundohet të manovroj me Gjykatën Speciale, rrjedhimisht dëshmitarët përmes influencës së drejtësisë”, thekson Mehmeti.

Ai thotë më tutje se përmes Tahirit në krye të drejtësisë, Presidenti Thaçi do të shpëtoj nga çdo nismë e drejtësisë. Andaj, sipas tij ministry Tahiri do t’i shërbej vetëm Presidentit Thaçi dhe SHIK-ut.

“E tërë kjo hallakam ka të bëjë me hallin personal të Hashimit për të shpëtuar nga çdo nismë e drejtësisë që mos të preket emri i tij askund, duke dashur që në të njëjtën kohë të eleminoj nga politika përmes drejtësisë të gjithë kundërshtarët e tij. Me Tahirin, sistemi i drejtësisë ka marrur edhe një goditje të rëndë, kjo jep një mesazh se drejtësia nuk ka mundësi të reformohet derisa klani "Pronto'' e udhëheq atë. Prandaj, Tahiri do i shërbej personalisht Hashimit dhe SHIK-ut. Drejtësia është shumë larg, duke marrur edhe një goditje me emërimin e z. Tahiri në këtë dikaster mjaft të rëndësishëm”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat