Transferimi i kompetencave nga EULEX-i të bëhet sipas planit të veprimit

Aktuale

Transferimi i kompetencave nga EULEX-i të bëhet sipas planit të veprimit

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 17:40
Alexandra Papadopoulos dhe Ramush Haradinaj

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos, ka thënë sot se transferimi i kompetencave nga EULEX-i në institucionet e Kosovës do të realizohet në harmoni të plotë me planin e përbashkët të veprimit, i cili do të hartohet nga shtetet anëtare të BE-së, EULEX dhe institucionet e Kosovës.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e përgëzoi për detyrën e re, duke vënë në pah bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës deri në përfundim të mandatit të EULEX-it. Në takim, u ritheksua e ardhmja e misionit EULEX, me fokus të veçantë reformat në sundimin e ligjit.

Kryeministri Haradinaj është pajtuar për prioritetet e fazës tranzitore dhe transferimin e kompetencave, duke u zotuar se sfidat në këtë aspekt do të tejkalohen. Po ashtu, është diskutuar konsolidimi i institucioneve të drejtësisë në veri të Kosovës. U theksua se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që t’i emërojë sa më shpejt gjyqtarët dhe prokurorët në veri.  

Ndryshe, mandati aktual i EULEX-it mbaron në qershor të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat