Haradinaj priti ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Aktuale

Haradinaj priti ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 19:38
Ramush Haradinaj me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. 

Në këtë takim të frytshëm, Haradinaj dhe ambasadorja Kiliç diskutuan për lidhjet e forta midis dy vendeve dhe për forcimin e mëtejshëm të zhvillimit të politikave ekonomike. 

Haradinaj ka theksuar se është i gatshëm të punojë së bashku në shumë sfera me Turqinë në të mirën e të dy vendeve dhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh. 

Shkëlqesia e saj,  ambasadorja e Turqisë, Kiliç ka theksuar se ata janë një nga mbështetësit më të fuqishëm të kësaj qeverie dhe ka hapur të gjitha dyert e mundshme për të punuar më tej për zhvillime të mëdha në nivel politik dhe ekonomik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat