Haradinaj priti ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Aktuale

Haradinaj priti ambasadorin e Francës, Didier Chabert

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 19:39
Ramush Haradinaj me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chaber

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. 

Me këtë rast, ambasadori francez Didier Chabert e përgëzoi Haradinaj për detyrën e re, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Republikën e Kosovës. 

Ambasadori Chabert, po ashtu theksoi detyrën e madhe që e ka përpara Qeveria e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën. 

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve në fushën e gjyqësisë, ekonomisë dhe kulturës. 

Haradinaj tha se MSA-ja do të jetë themeli i programit të tij qeverisës.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat