Sejdiu flet për afërsinë me Kurtin, tregon nëse do t'i bashkohet VV-së

Aktuale

Sejdiu flet për afërsinë me Kurtin, tregon nëse do t'i bashkohet VV-së

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 16:44
Korab Sejdiu

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën u zgjodh kryeministër Ramush Haradinaj, ish deputeti i Aleaanca Kosova e Re, Korab Sejdiu u pa i afërt me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke shtuar dilemat nëseSejdiu do t’i bashkohet këtij subjekti.

Por në një pronocim për albeu deputeti i pavarurKorab Sejdiu është shprehur se do të vazhdojë të qëndrojë i pavarur. E megjithatë ai ka thënë se ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të Vetëvendosjes. 

Ndërkaq në lidhje me afërsinë me Albin Kurtin, Sejdiu u shpreh: “ Me z. Kurti kam një shoqëri mjaft të gjatë, mendoj nga viti 1998-99, prandaj është e natyrshme që të kemi takime rasti në Kuvend.”
Ai ka shtuar gjithashtu se tashmë ende nuk e ka vendosur nëse do ta vazhdojë karrierën si politikan por ka nënvizuar se në rast merr një vendim që të jetë në politikë atëherë nuk do të qëndrojë i pavarur por do t’i bashkohet një subjekti politik.

Ndërkaq në lidhje me versionin aktual të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Sejdiu thotë se deputetët ende nuk kanë qasje nga dokumenti që është shqyrtuar nga legjislacioni i kaluar. 

“Por, nëse demarkacioni paraqitet sërish në Kuvend, atëherë, do të bëj çmos që të analizoj çështjen në mënyrë të mirëfilltë, dhe të marr qëndrim të përgjegjshëm lidhur me këtë çështje shumë të rëndesishme për vendin.” tha Sejdiu.

Largimi i AKR-së nga koalicioni LAA dhe bashkëpunimi i saj me koalicionin PAN është edhe arsyeja e largimit të Korab Sejdiut nga AKR. Largimi i tij e befasoi deputetin e AKR-së, Labinot Tahiri i cili në një pronocim për mediat i dukej e pabesueshme dhe tha se Korab Sejdiu nuk është larguar nga AKR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat