Pacolli viziton Shqipërinë

Aktuale

Pacolli viziton Shqipërinë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:38
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli do të takohet në takime të ndara me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat