Krasniqi i reagon Matoshit: Servilizmi s'paska skaj

Aktuale

Krasniqi i reagon Matoshit: Servilizmi s'paska skaj

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:49
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar pas një deklarate të Halil Matoshit i cli i ka dalë në krah kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cli ka kritikuar gazetarët.

Ndërsa për ish publicisti Halil Matoshi i cili tani është drejtor në zyrën për Marrëdhënie me Media në Kryeministri, Krasniqi ka thënë se sot po e mbron pushtetin prej gazetarëve.

Postimi i plotë:

Halil Matoshi që dikur i mbronte gazetarët nga pushteti, sot duke e mbrojtur pushtetin prej gazetarëve po thotë që "me m'pas thënë mua kryeministri se jam i pashkollë do t'ia kisha ditë për nder."

Servilizmi s'paska skaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat