Haradinaj arrin marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade

Aktuale

Haradinaj arrin marrëveshje me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 19:01
Pamje nga takimi i Haradinajt me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me delegacionet e fshatrave Shipitullë dhe Hade, është arritur pajtueshmëri që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit.

Haradinaj ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e delegacioneve të dy fshatrave të Komunës së Obiliqit për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, të domosdoshëm për furnizimin e rregullt të Korporatës Energjetike të Kosovës. 

Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritur pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo marrëveshje mundëson që ekskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Përveç kësaj Kosova mbi të gjitha përfiton, meqë një nga problemet e qytetarëve të saj është zgjidhur në harmoni të plotë me kërkesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat