Pas 14 muajsh rifillon nxjerrja e thëngjillit në Shipitullë, banorët do të zhvendosen

Aktuale

Pas 14 muajsh rifillon nxjerrja e thëngjillit në Shipitullë, banorët do të zhvendosen

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 23:26
Ramush Haradinaj me banorët e Shipitullës

(E plotësuar) -  Ekskavatori i KEK-ut, puna e së cilit ishte ndaluar për më shumë se një vit sonte ka rifilluar punën.

Në mihjen sipërfaqësore të këtij fshati sonte doli edhe vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai që nga mbrëmë ka nisur bisedimet me banorët e këtij fshati të cilët nuk kanë lejuar nxjerrjen e thëngjillit pa u plotësuar kërkesat e tyre, shpronësimin dhe punësimin e nga një anëtari të familjes në Korporatën Energjetike të Kosovës.

 Për kryeministrin Haradinaj ky është një lajm i mirë që i ka ndodhë vendit.

Ai në një konferencë mbajtur krejt afër ekskavatorit të madh tha se me arritjen e kësaj marrëveshje dhe punën që ka filluar në këtë mihje Kosovës i siguron thëngjill të mjaftueshëm.

Haradinaj: Shpresojmë që këtë dimër furnizimi me energji të jetë në nivel

"Pas konsultave që kemi pasur me banorët edhe të Shipitullë dhe Hades, menaxhmentin e KEK-ut Minsitrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ajoe  Ambientit kemi ardhur deri te zgjidhja, ekskavatorët e KEK-ut kanë filluar punë, ka mbetur edhe pak kohë dhe vështirësohet puna, po besoj ende jemi në kohë që mos të ndalet puna prodhimi i energjisë në blloqe sikurse të ishim vonuar mos me ndodhë kjo nisje dhe sikur të ndodhë ndalja e prodhimit Kosova do të humbte 500 mijë euro në ditë.. pra kemi qenë afër një situate që do të na kushtonte shumë. Na kanë thanë që ky ekskavator nuk ka punuar qe 14 muaj. Ne mendojmë që do t'i zam kohët e humbura dhe furnizimi me energji në këtë dimër do të jetë në nivel", tha Haradinaj.

 Haradinaj tha se si model për zhvendosje e kanë marrë modelin e banorëve të lagjes Shalë të Hades të cilët vite më parë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre duke u vendosur në fshatin Orlloviq.

 Haradinaj tha se të premten do t’i dërgojë në Qeveri dy vendime për banorët e Shipitiullës, njëri për shpronësim dhe tjetri për punësimin e nga një anëtari të familjeve të zhvendosura.

 Haradinaj: Të premten Qeveria do t’i ketë në tavolinë vendimet për  shpronësim të banorëve

“Është punuar gjatë për të gjetur formulën e kompensimit , komisioni për zhvendosje e ka jap një formulë e cila ka ndodhë më herët. Ne jemi kthyer në formulën e Hades, e cila formulë është pranuar nga banorët e Shipitullës. Ata janë të gatshëm edhe për zhvendosje. I kam përgatit dy vendime për Qeverinë, të premten Qeveria do t’i ketë në tavolinë për kompensim, por po ashtu edhe për t’i dhënë prioritet në punësim familjeve që zhvendosen sepse zhvendosja krijon kategori të veçantë dhe krijon vështirësi të shumta për jetë, nuk është e thjeshtë me të hjek nga vendbanimi i përhershëm para se të hyjë në dimër. Zgjidhja nuk është ideale por është zgjidhje reale’, tha Haradinaj kur u pyet se cila është marrëveshja konkrete për zhvendosje.

Kryeministri i vendit është pyetur edhe për ndërtimet e reja që janë bërë në këtë zonë por që sipas Haradinajt ky nuk është faji i banorëve sepse ata nuk kanë mundur tërë jetën të jetojnë me një status të padefinuar.

Kryeministri kërkoi sqarime edhe nga drejtori i KEK-ut për ndërprerje të energjisë elektrike hiq ma larg se sot.

 Arben Gjuka sqaroi se ndërprerjet janë bërë nga operatori tjetër KEDS e që sipas tij është shkaktuar nga moti i keq.

 Rifillimin e punës së ekskavatorëve të KEK-ut në Shipitullë tregon se përveq që ka siguri  të furnizimit me rrymë por më shumë, siguri kombëtare të vendit për ekonominë  dhe  bizneset.

 Gjuka: Kemi evituar një katastrofë për vendin

 “Fal kësaj marrëveshje ne mund të konfirmojmë se kemi evituar një katastrofë për tërë vendin. Ndërprerjet e energjisë që kanë në Prishtinë ju e dini janë nga një operator tjetër për shkak të kushteve atmosferike që kanë mbretëruar. Me  sonte mund të konfirmojmë se kemi stabilitet të energjisë elektrike”, tha Gjuka.

 Haradinaj në Shipitullë është shoqëruar nga kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe anëtarët e kabinetit të tij./

Haradinaj: Furnizimi me energji elektrike do të jetë stabil

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e vona të mbrëmjes ka vizituar mihjen sipërfaqësore në fshatin Shipitullë, pas arritjes së marrëveshjes me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit.

Në mihjen sipërfaqësore, Haradinaj pa nga afër rifillimin e punës së eskavatorëve të KEK-ut, të cilët punën e tyre e kishin ndërprerë para 14 muajsh, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet banorëve të asaj zone dhe KEK-ut.

“Pas gjithë konsultave që i kemi pasur me banorët e Shipitullës dhe të Hades, menaxhmentin e KEK-ut, ministritë e Ambientit dhe të Zhvillimit Ekonomik, dhe pas një pune voluminoze kemi ardhur deri te zgjidhja. Eskavatorët kanë filluar punën dhe ende jemi në kohë që të mos ndalet prodhimi i energjisë”, tha  Haradinaj.

Ai ka përmendur humbjet që do t’i shkaktoheshin vendit, po që se nuk do të arrihej kjo marrëveshje. “Kosova do të humbte rreth 500 mijë euro në ditë, sipas kalkulimeve të përafërta. Pra kemi qenë afër një situate e cila do të na kushtonte shumë“, ka deklaruar kryeministri.

Gjatë qëndrimit në mihje, Haradinaj u shpreh i bindur se furnizimi me energji elektrike do të jetë në nivel gjatë sezonit të dimrit.

Ai tha po ashtu se si model për kompensim për shtëpitë e banorëve të Shipitullës kanë marrë modelin e mëhershëm që e ka përdorur Qeveria për lagjen Shala të Hades. “Është gjetur një zgjidhje që është e dinjitetshme jo vetëm për banorët, por edhe tregon përkujdesin e Qeverisë, shtetit të Kosovës për banorët e zhvendosur të Shipitullës, por edhe për banorët e Hades“, tha Haradinaj.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka falënderuar kryeministrin për angazhimin e pandërprerë në adresimin e kësaj çështjeje. “Rifillimi i ekskavatorëve sot nënkupton një siguri të furnizimit. Falë kësaj marrëveshje ne mund të konfirmojmë se kemi evituar një gjendje katastrofike për banorët dhe për gjithë vendin”, është shprehur Gjukaj.

Haradinaj: Banorët e Shipitullës do të dislokohen sipas modelit të Hades

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është arritur marrëveshja që banorët e Shipitullës të dislokohen nga shtëpitë e tyre dhe që nga sonte ka rifilluar të punojë eskavatori i KEK-ut, akt ky që i mundëson qytetarëve të Kosovës të kenë prodhim të energjisë elektrike.

Sipas Haradinajt, i cili në orët e vonë të mbrëmjes së sotme qëndroi në Mihjen sipërfaqësore të Kosovës B, dislokimi u banorëve do të bëhet sipas modelit të banorëve të Hades, të cilët para disa viteve janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat