Intensifikohet përkrahja Gjermane për procesin e integrimit evropian

Aktuale

Intensifikohet përkrahja Gjermane për procesin e integrimit evropian

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 11:54
Dhurata Hoxha me drejtorin e GiZ për Kosovë, James Macbeth Forbes

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në vazhdën e takimeve njoftuese priti drejtorin e GiZ për Kosovë, James Macbeth Forbes, ku është diskutuar për projektet që Qeveria Gjermane, nëpërmjet GiZ ka realizuar në Kosovë, respektivisht në mbështetje të procesit të integrimit evropian.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Integrimeve, me këtë rast u diskutua zbatimi i projekteve të gjerëtanishme dhe u konfirmua se efekti i tyre është shumë evident për ti kontribuar implementimit të objektivave.

Ministrja Hoxha e falënderoi Forbes për bashkëpunimin e deritashëm dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar GIZ-i për të mbështetur procesin e integrimit Evropian. Më saktësisht, forcimin e institucioneve nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të avancuar sa më shumë me implementimin e kritereve kyçe.

Nga ana e tij, Forbes gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin dhe efikasitetin e dëshmuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet e linjës në menaxhimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme me GiZ-in Gjerman.

Ministrja Hoxha njëkohësisht potencoi rëndësinë që ka edhe implementimi i fazës së tretë të projektit Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë - Faza III (2017 – 2020) i cili do të nënshkruhet sot, pasi që ky do të jetë një motor shtytës në mbështetje të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimit të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat