Kryeministri i Kosovës në fotografi me të dënuar për prostitucion me të mitur e trafik droge

Aktuale

Kryeministri i Kosovës në fotografi me të dënuar për prostitucion me të mitur e trafik droge

Nga: Bota sot Më: 14 shtator 2017 Në ora: 14:49
Nazmi Shahini (Drazhi) (majtas), Ramush Haradinaj (mes) dhe Time Kadriaj (djathtas), kjo foto është realizuar gjatë vizitës së Haradinajt në hotelin "Majestic" të Nazmi Shahinit (Drrazha) në Durrës

Nuk janë të pakta rastet që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tashmë është kryeministër, të fotografohet me njerëz që janë të akuzuar për vepra të ndryshme kriminale.

Tani kemi një rast, kur Haradinaj është fotografuar me një person të quajtur Nazmi Shahini (Drazhi), i cili ka vuajtur dënimin në Itali prej 10 vitesh, për veprat: shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzim prostitucioni me të mitur, trafikim të substancave narkotike dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Një lexues i gazetës “Bota sot” (emër i njohur për redaksinë), ka dërguar fotografitë dhe dëshmitë e dënimit të këtij personi, derisa ka thënë se Haradinaj takohet ende me atë person, i cili ka në pronësi hotelin ‘Majestic’ në Durrës.

Sipas lexuesit, Nazmi Shahini (Drazhi) i cili është i njohur në Shqipëri për veprat e kryera, e mbanë fotografinë me Ramush Haradinaj në zyrën e tij.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se si një kryeministër i një vendi të takohet dhe të ketë raporte të afërta me një person që ka vuajtur dënimin për vepra të tilla.

Lexuesi po ashtu thotë se tani Nazmi Shahini (Drazhi) e ka ndërruar emrin, për shkak të kaluarës së tij.

Më poshtë janë dëshmitë për dënimin e Nazmi Shahini (Drazhi) dhe fotografinë me Ramush Haradinaj.

Image
Dokument që tregon dënimin e Nazmi Shahinit (Drazhi)
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat