Njohja e pavarësisë së Kosovës, Thaçi i kundërpërgjigjet Daçiqit

Aktuale

Njohja e pavarësisë së Kosovës, Thaçi i kundërpërgjigjet Daçiqit

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po jeton në ëndrra, nëse nuk e sheh pavarësinë e Kosovës si realitet.

Këtë koment ai e ka bërë duke iu përgjigjur Daçiqit, që pati thënë se deklaratat e Thaçit se Serbia do ta njohë Kosovën e pavarur tregojnë se ai po jeton në botën e ëndrrave.

“Asociacioni duhet të formohet sa më parë që është e mundur, në përputhje me ligjet e vendit”, ka thënë Thaçi.

“Kosova është realitet, vend i pavarur dhe sovran. Nëse dikush e sheh Kosovën e pavrur si ëndërr, ai vet është në ëndërr. Ëndërr për dikë kanë qenë shumë procese të cilat kanë ndodhur”, është shprehur Thaçi, gjatë një bashkëbisedimi me media dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat