Kërkesa e BE-së për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Aktuale

Kërkesa e BE-së për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:32
Pamje nga takimi i Eichhorst me Vetëvendosjen

Zyrtarja e BE-së e cila ka qëndruar sot në Kosovë, përvec Haradinajt e Veselit, ka takuar edhe përfaqësuesit e opozitës, Visar Imerin e VV-së dhe Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sikurse përfaqësuesve të pushtetit, edhe atyre opozitarë, Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, ua ka bërë të qarta prioritetet e BE-së për autoritetet në Kosovë.

“Opozita është e rëndësishme në demokraci, por duhet të jetë konstruktive dhe t'i kontribuojë progresit të Kosovës nëpërmjet MSA’së, liberalizimit të vizave dhe dialogut” ka thënë Eichorst.

Eichorst sot gjatë ditës para mediave ka thënë se mesazhi i saj për liderët e Kosovës është që të njohin rëndësinë e momentit aktual duke menduar në mënyrë strategjike dhe duke kapur mundësinë për t’iu afruar BE-së sa më parë që është e mundur.

Zyrtarja e BE-së ka kërkuar reforma në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ajo ka kërkuar ratifikimin e IPA 2016 e cila do të sjellë 70.5 milionë euro nga BE për popullin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat