Haradinaj emëron Arbër Vllahiun si zëdhënës të Qeverisë

Aktuale

Haradinaj emëron Arbër Vllahiun si zëdhënës të Qeverisë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:51
Arbër Vllahiu dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i  ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj.

Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat