Reagon Donika Gërvalla: Kush gënjen këtu, Ramushi apo dëshmitarët?

Aktuale

Reagon Donika Gërvalla: Kush gënjen këtu, Ramushi apo dëshmitarët?

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:01
Gërvalla: Kush gënjen këtu, Ramushi apo dëshmitarët?

Aktivistja e LDK-së në Gjermani, dhe vajza e atdhetarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla Schwarz ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj për akuzat ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rokoli.

Gërvalla Schwarz ka shkruar në Facebook se beson në deklaratat e qytetarëve për Rikalon dhe se Haradinaj më lehtë e ka të njollosë dëshmitarët, sesa të marrë masat e domosdoshme ndaj ministrit të tij serb.

Postimi i plotë:

Kush gënjen këtu, Ramushi apo dëshmitarët?
Nëse është i vërtetë konstatimi i bërë në kohë rekord i Ramush Haradinajt, atëherë i bie që qytetarët e intervistuar po gënjejnë të gjithë pa përjashtim. 
Cili prej institucioneve të përmendura nga Ramushi (polici, AKI, prokurori) ka biseduar gjatë ditës së djeshme drejtpërdrejt me dëshmitarët? 
Nëse nuk është biseduar me dëshmitarët, atëherë si mund të bëhet një deklaratë e tillë? 
Nëse është biseduar me ta, një deklaratë e tillë brenda një kohe kaq të shkurtër mund të jepet vetëm nëse dëshmitarët në TV kanë gënjyer, ndërsa institucioneve iu kanë thënë diçka krejt tjetër. 
Personalisht e besoj çdo fjalë të dëshmitarëve të intervistuar. 
Pyetja e rëndësishme është se pse Ramush Haradinaj më lehtë e ka të njollosë dëshmitarët, sesa të marrë masat e domosdoshme ndaj ministrit të tij serb. Pezullimi i përkohshëm ii ministrit deri në përfundimin e hetimeve serioze dhe të detajuara është më e pakta që duhet ndërmarrë sot. 
Kredibiliteti edhe ashtu minimal i kësaj qeverie, tashmë ka rënë në fund të pusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat