Thaçi dhe Veseli flasin për prioritetet shtetërore

Aktuale

Thaçi dhe Veseli flasin për prioritetet shtetërore

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:00
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takimin e parë Kadri Veselin pas rizgjedhjes për kryetar të Kuvendit.

Presidenti Thaçi theksoi se kompletimi i institucioneve kryesore të Kosovës, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është një e arritur demokratike.

 Ishte mendim i përbashkët se Kosovën e presin punë dhe sfida të mëdha në çuarjen përpara të agjendës së zhvillimit ekonomik dhe të integrimit në institucionet euroatlantike, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Presidenca.

Presidenti garantoi bashkëpunim dhe koordinim të agjendave me rëndësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi vendosmërinë për të punuar në drejtim të thellimit të reformave demokratike, në avancimin e legjislacionit në përputhje me interesat e Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit të subjekteve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat