Vdekjet e dyshimta në QKUK, nis autopsia

Aktuale

Vdekjet e dyshimta në QKUK, nis autopsia

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:30
QKUK

Ka filluar të bëhet autopsia e tri vdekjeve të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit.

“Në kuadër të hetimeve dhe me qëllim të ndriçimit të rastit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Instituti i Mjekësisë Ligjore  ka bërë zhvarrimin e tri kufomave, vdekja e të cilëve është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe pastaj të bëjë autopsinë ku do të konstatohet shkaku i vdekjes së tyre”, ka thënë Lutfiu.

Ditë më parë në QKUK janë regjistruar tri vdekje të dyshimta, që akoma nuk dihet saktësisht se si kanë ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat